Në valën e inovacioneve: Oracle po përgatit një DBMS për mbështetje të të gjitha të dhënave
Lajme
2020-05-14
Oracle zbulon mundësi të reja të Oracle Database për implementimin e sistemit të vetëm për menaxhimin me bazë të konverguar të të dhënave.
Funksionet e reja e lehtësojnë përdorimin e teknologjive siç janë blockchain që të pengohen mashtrime, të sigurohet fleksibilitet në punë me dokumentet JSON dhe e lehtësojnë trajnimin dhe vlerësimin e algoritmeve për mësimin makinerik nëpërmjet integrimit të tyre në bazat e të dhënave. Përdorimi efektiv i të dhënave e zmadhon konkurrencën e kompanive. Që të fitoni më shumë vlerë nga të dhënat e ndërmarrjes, janë të nevojshme aplikacione nga gjenerata e re – aplikacione të menaxhuara nga të dhëna (data driven). Sistemi unik i menaxhimit të bazës së të dhënave thjeshton krijimin e aplikacioneve të tilla duke ju lejuar të zgjidhni modelin më të përshtatshëm të të dhënave, llojin e përpunimit dhe paradigmës së zhvillimit bazuar në kërkesat e biznesit.
Ja disa funksione të reja që i përmirësojnë aftësitë e konverguara të Oracle Database 20c:
Oracle Machine Learning for Python (OML4Py): Algoritmet Oracle Machine Learning (OML) në Oracle Database e përshpejtojnë zgjidhjen e problemeve të parashikuara analitike. Për këtë përdoren algoritme të avancuara ML që mund të aplikohen direkt tek të dhënat. Sepse algoritmet ML janë të vendosura së bashku me të dhënat, nuk ka nevojë që të llogariten të dhënat nga baza e të dhënave në vend tjetër. Specialistë për analizë dhe përpunimin e të dhënave mund të përdorin edhe Python që t’i zgjerojnë algoritmet për të mësuar makinerike në bazën e të dhënave OML4Py AutoML: Mekanizmat për të mësuar makinerike mund të përdoren madhe edhe nga persona jo ekspertë. AutoML do t’i rekomandojë algoritmet më të përshtatshme, do ta automatizojë zgjedhjen e karakteristikave dhe do të kryejë cilësim të hiperparametrave që ta përmirësojë në mënyrë të konsiderueshme saktësinë e modelit. Native Persistent Memory Store: tani të dhënat nga baza e të dhënave dhe nga ditari mund të depozitohet në një bazë lokale të përhershme (Persistent MEMory, PMEM). Me përdorimin e algoritmeve të thjeshtëzuara I/O, SQL mund të punojë direkt me të dhënat e depozituara në PMEM. Kjo zvogëlon nevojën për memorie të fshehtë me kapacitet të lartë dhe siguron qasje më të shpejtë në të dhënat për ngarkesa të punës me vonesë të ulët, duke përfshirë tregtimin me frekuencë të lartë dhe komunikimet mobile.
Menaxhim automatik i memories: opsioni Oracle Database In-Memory përshpejton përpunimin e transaksioneve analitike dhe të përziera në internet, duke u siguruar atyre performancë të lartë ndërsa ju mundëson të mbështesni analizat dhe raportimet në kohë reale. Menaxhimi automatik me akomodimin e të dhënave në RAM (In-Memory) e thjeshtëzon në masë të madhe zbatimin e pajisjeve në memorie. Me vlerësimin automatik të algoritmeve për përdorimin e të dhënave, ky funksion përcakton se cilat tabela kanë më shumë dobi nga memoria e fshehtë në In-Memory Column Store në memoren dhe i depoziton në mënyrë automatike pa intervenimin e njeriut. Native Blockchain Tables: tabelata blockchain amë të Oracle e lehtësojnë përdorimin e teknologjisë blockchain për zbulimin dhe parandalimin e mashtrimit (anti-mashtrim). Tabelat blockchain të Oracle duke si tabela standarde. Ato lejojnë vendosje të SQL dhe rreshtat e shtuar janë të lidhura në mënyrë kriptografike. Sipas dëshirës, mund të nënshkruhen rreshta për mbrojtje nga mashtrimi me ndihmë të nënshkrimit elektronik. Tablat blockxhain të Oracle integrohen lehtësisht në aplikacionet. Ato mund të përdoren në transaksione dhe kërkesa së bashku me tabela të tjera. Në mënyrë plotësuese, inkorporomi është shumë i shpejtë në krahasim me blockchain-in e decentralizuar, sepse kryerja e ndryshimeve nuk kërkon konsensus.
JSON lloj binari i të dhënave: Për dokumentet JSON të depozituara në format binar në bazën e të dhënave të Oracle, përditësimi kryhet katër herë dhe skanim – deri në 10 herë më shpejt.
Për më shumë informacione për zgjidhjet e reja të Oracle, telefononi në numrin e telefonit. +38 (044) 492-2929 ose në adresën e-mail oracle@muk.ua