Azerbajxhan
8 November ave. 15, Azure Business Center, 25th floor, office 164
+994-12-464-43-50, +994-12-310-34-43
Kompania „MUK COMPUTERS“ i filloi aktivitetet saj në Azerbajxhan në muajin gusht të vitit 2015
Veprimtaria kryesore e kompanisë është distribuimi i pajisjeve kompjuterike, pajisjeve periferike dhe rrjetit, softuerëve, zgjidhjeve infrastrukturore dhe shërbimeve të ngjashme. Specialistët e MUK COMPUTERS marrin pjesë aktive në zhvillimin dhe implementimin e projekteve duke përdorur këto zgjidhje, duke siguruar një sërë shërbimesh shtesë për dilerët e tyre dhe duke zhvilluar modelin për distribuim me vlerë të shtuar. Kompania shet ekskluzivisht nëpërmjet rrjetit të dilerëve.
Për momentin portofoli i MUK COMPUTERS përfshin kontrata me prodhues siç janë 3Dconnexion, A10, ACTi, Advantech, AEG, Altaro, Ametek, APC, AppDynamics, Arista, AudioCodes, Autodesk, Avigilon, BENQ, Biotech, BIRR, Bitdefender, BitTitan, Bluetti, Brandon Medical, Brickcom, Centerm, Check Point, Commscope, Conteg, DDN, Dell Technologies, Delphix, Delta, Dropsuite, e.HOT, Elevēo, EnGenius, Excel Networking, Extreme Networks, Fortinet, Genie Networks, Grandstream, H3C, HCL, HCS Cabling Systems, Hitachi Vantara, IBM, Identiv, iGuana, Image Access, InFocus, Infortrend, Ivanti, Jabra, Jiangsu United Power Friend, Juniper Networks, Keenetic, Kingston, Kstar, Legrand, Lenovo, Matrix (Guangdong Matrix New Energy), Microsoft, Minkels, Nakivo, NetApp, Nexsan, Nidacon, Nvidia, Oracle, PacketLight, Palo Alto Networks, Penta Security, QNAP, Radware, Ranorex, RCG Power, RSA Security, RUCKUS (CommScope), SaneBox, Siemon, Sopar, StarWind, Symantec, Tecnoware, Veeam, Veritas, Vertiv, VMware, YSoft, Zimbra (Synacore). Prej jo shumë kohë më parë kompania e fitoi statusin e partnerit të Microsoft Cloud Service Provider, që mundëson që të ofrohen zgjidhje për re (cloud) Microsoft partnerëve.
Qendra për trajnim MUK punon në mënyrë të suksesshme në Azerbajxhan që nga viti 2016. Gjatë punës së saj, Qendra e Trajnimit ka zgjeruar kufijtë e saj, ka përmirësuar platformën e saj të punës dhe portofolin e autorizimeve. Tani Qendra e Trajnimeve MUK u mundëson klientëve të saj kushte komode trajnimi, praktikë të pajisjeve të cilësisë së lartë dhe autorizim nga shitës të tillë si AMP Netconnect, Autodesk, Check Point, Dell EMC, Fortinet, Grandstream, HPE, IBM, ITIL, Juniper Networks, Linux, Microsoft, Oracle, Penta Security, PMI, Red Hat, Veeam, VMware.
Në vitin 2018, në Qendrën për trajnim të MUK studionin 280 studentë nga kompani të ndryshme. Baza e fortë e trajnerëve të certifikuar dhe cilësia e trajnimeve të ofruara forcojnë pozicionin e Qendrës së Trajnimit në tregun e Azerbajxhanit. Në vijim është punë sistematike për të rritur dhe për të zgjeruar portofolin e autorizimeve dhe kurseve të disponueshme.
MUK COMPUTERS i kushton vëmendje të madhe aktiviteteve të marketingut, mbajtjes së eventeve të ndryshme për partnerët dhe klientët së bashku me shitësit.