Kulmi i dixhitalizimit të çdo biznesi janë zgjidhjet për kontroll efektiv, analitika dhe menaxhimi i të gjithë elementëve të infrastrukturës së IT. Produktet e integruara të softuerit dhe harduerit ju lejojnë të integroheni në mënyrë harmonike në të gjithë strukturën e informacionit të klientit, duke siguruar menaxhimin me të dhëna operative për funksionimin e sistemit. Mjetet analitike i vizualizojnë proceset afariste komplekse, i thjeshtojnë dhe automatizojnë vendimmarrjen, ju lejojnë të kontrolloni nivelin e mbrojtjes së informacionit dhe gatishmërinë e infrastrukturës së IT për të zgjidhur problemet në rritje. Portofoli i produkteve të grupacionit të kompanive МUК u mundëson partnerëve tanë që ta përzgjedhin zgjidhjen më të mirë për menaxhimin me teknologjinë e informacionit të klientëve të saj. МUК e ka specializimin e nevojshëm dhe përvojën praktike që mundësojnë zgjidhjen e problemeve urgjente për përmirësimin e efikasitetit të sistemeve kompjuterike në fusha të ndryshme afariste. I kushtojmë vëmendje të veçantë produkteve nga liderët botërorë në zhvillimin e sistemeve për menaxhimin me IT të fokusuar në interaksionin me harduer dhe mjediset virtuale, hibride dhe infrastrukturat re (cloud), automatizim të punës së personelit IT dhe kontroll të vendeve të punës së të punësuarve që punojnë jashtë nga zyra.