Hiperkonvergjenca është një nga fushat më dinamike dhe më të kërkuara në biznesin IT. Infrastruktura e hiper-konverguar (HCI) është koncept me arkitekturë të orientuar softuerike, që mundëson integrim të ngushtë të proceseve të përllogaritjes, depozitimit të të dhënave dhe rrjeteve softuerike me virtualizimin e resurseve, menaxhimin e unifikuar dhe teknologji të tjera të implementuara në harduer klasik në server. HCI është hap i sigurt ndaj transformimeve dixhitale dhe fazë e re në zhvillimin de virtualizimit në rrugën drejt qasjes në renë hibride (cloud). Hiperkonvergjenca ju lejon të kombinoni resurset e qendrës për përpunimin e të dhënave të klientëve dhe strukturën e saj të filialeve në një grup të vetëm të fokusuar në performancën e lartë dhe disponueshmërinë e shërbimeve afariste. Grupi i kompanive MUK në portofolin e saj të distribuimit i bashkon lojtarët globalë kyçë në drejtim të hiperkonvergjencës: liderë dhe vizionarë të zgjidhjeve të grumbulluara harduerike dhe softuerike për kompjutera të distribuar. Specialistët e MUK e transmetojnë përvojën dhe kompetencën e tyre, të vërtetuara me certifikata nga prodhuesit e HCI, për realizim të projekteve të çfarë do lloj ndërlikueshmërie.