Siguria para së gjithash: aleanca teknologjike ESET i mbështet kompanitë ukrainase
Lajme
2022-05-06
Safetica, anëtare e aleancës teknologjike ESET, u ofron përdoruesve korporatave ukrainas licenca pa pagesë për zgjidhjet Safetica ONE në periudhë prej tre muajsh
Safetica ONE do të sigurojë mbrojtje të besueshme të të dhënave konfidenciale në kontekstin e sulmeve të shpeshta kibernetike dhe do të kujdeset për sigurinë e tyre, pasi vjedhja e tyre mund të rrezikojë reputacionin e kompanisë dhe punën e kompanisë në tërësi. Zgjidhja i mbron të dhënat edhe nga gabimi njerëzor edhe nga veprime të qëllimshme të kriminelëve kibernetikë, duke ju mundësuar që t’i analizoni rreziqet, të zbuloni dhe t’i neutralizoni shpejt sulmet. Safetica ONE është sistem DLP i projektuar për të përmbushur nevojat e bizneseve të vogla dhe të mesme dhe të ndërmarrjeve të mëdha, që punojnë në të gjitha pajisjet, sistemet kryesore operative dhe në cloud. Analiza e sjelljes lejon që zgjidhja t'i përgjigjet në mënyrë efektive kërcënimeve të brendshme përpara se ato të bëhen shkaku i incidenteve. Për më tepër, zgjidhja ju lejon të optimizoni kostot e organizatës duke ofruar informacion në lidhje me mjedisin e kompanisë, asetet dixhitale dhe operacionet. Karakteristikat kryesore të Safetica ONE: • Njohje dhe evidentim të çfarëdo lloj përpjekjeje për nxjerrjen e të dhënave, pa dallim se ku janë depozituar informacionet dhe kush i përdor ato; • Analizë të rrezikut, identifikim të kërcënimeve dhe mënjanimin e tyre të shpejtë; • Analizë të hapësirës së punës dhe sjelljes së përdoruesve; • Pajtueshmëri me dispozitat për mbrojtjen e të dhënave. Që të fitoni licencë për Safetica ONE ose produktet e ESET (mbrojtje të stacionit të punës, XDR, cloud sandbox, etj.), kontaktoni me eset@muk.ua.